E pabesueshme si barten viruset në kompjuter

Deklarata shokuese nga filozofi slloven.

Auto & Tek

20/08/2017 18:12

Shkencëtarët amerikanë kanë përdorur ADN’në për të hakuar kompjuterin, me çka vazhdon trendi i lidhjes së trupit të njeriut me kompjuterë dhe progresi në këtë fushë do të sjellë në humbjen e plotë të lirisë dhe identitetit të njerëzve.

Këtë e thotë filozofi slloven Slavoj Zhizhek, pas lajmit se hulumtuesit e Universitetit në Ëashington përdorën ADN’në për bartjen e viruseve të kompjuterëve.

“Fakti se mund të hakohet një kompjuter me ndihmën e ADN-së nënkupton se identiteti ynë nuk është asgjë më shumë se sa formula kompjuterike. Jeta jonë dhe identiteti janë reduktuar në serinë e formulave. Me këtë në mënyrë efikase po hyjmë në botën post-njerëzore”, tha Zhizhek transmeton rtv21.

Ai thekson se nuk frikësohet nga eksperimenti konkret, pasi që ka edhe më të tmerrshëm.

“Ajo nga e cila kam frikë është lidhja direkte e trurit tonë dhe rrjetit kompjuterik, pasi që aty ne humbim autonominë.Së shpejti, kompjuterët mund të na kontrollojnë mendjen dhe disa individë edhe më tej do të mendojnë se po kontrollojnë mendimet e tyre dhe realitetin. Madje, edhe në kohën më të keqe të nazizmit pushteti nuk ka mund të kontrollojë mendimet e njeriut. Me lidhjen direkte të trurit tonë dhe rrjeteve digjitale, ne e humbim lirinë e brendshme”, ka thënë Zhizhek.

Ai shton se njerëzimi ka hyrë në erën e dominimit të teknologjisë dhe se biologjia si shkencë është integruar plotësisht në projektet e dominimit teknologjik dhe manipulimeve.

“Vetë jeta është bërë proces teknologjik. A e përcakton ADN me të vërtetë identitetin tonë? Apo ne jemi automat biologjik? A kemi ndonjë liri shpirtërore? Mendoj se nëse dikush na e përcakton ADN-në në tërësi, atëherë duhet të brengosemi. Do të ishim makina automatike, por këtë nuk e kemi ditur. Liria jonë ka qenë iluzion. A mund të jemi automat, të cilët do të jetë e mundur të kontrollohen, apo do të ketë shpresa për lirinë tonë?”, ka thënë Zhizhek.