E la të dashurën për t’i shërbyer luftës, bashkohen 76 vite më vonë – Lajmi.net
 E la të dashurën për t’i shërbyer luftës, bashkohen 76 vite më vonë
Autori: Lajmi.net ArgëtimFun 15:31, 12 October 2017
Kur Carl Warner iu bashkua Marinës pas sulmit ‘Pearl Harbor’, në asnjë moment nuk e dinte nëse do të shihte të dashurën e tij përsëri.

 

Por kur jeta kishte plane të tjera dhe ‘miqtë’ u takuan pas ndarjes 76 vjeçare, shkruan ntd, transmeton lajmi.net

Warner kishte ruajtur para për të dalur me të dashurën e tij, Abby Deutsch të dilnin bashkë. Por kur ndodhi sulmi ‘Pearl Harbor’, ai e braktisi për t’i shërbyer vendit të tij.

‘Unë nuk kisha makinë, nuk kisha punë, nuk kisha para, si të dilja me një vajzë jashtë? Dëshpërimisht doja të dilja me të në takim dhe vetëm se më duhej kohë për ta pyetur, nga që menjëherë pasi u bëra 17 vjeç, iu bashkova Marinës’, ju është drejtuar njerëzve Warner.

Pas luftës, Warner u bë korrespondent i huaj duke marrë kështu detyra të rrezikshme, ndërsa Deutch punoi si sekretare. Ata vazhduan jetën e tyre duke u martuar me persona të tjerë. Megjithatë, Warner gjithmonë kishte dëshirë qoftë dhe një herë të vetme që ta takonte një herë të vetme Deutch.

Kështu, para disa vitesh, dëshira e Warner u bë e vërtetë. Ai u bashkua me Deutch përmes një miku të përbashkët.

Megjithatë, ata kurrë nuk u takuan, deri kohët e fundit, në saje të ‘Brookdale Senior Living’ ku jeton Deutch, si dhe ‘Wish of a Lifetime’, një organizat që i ndihmon të moshuarit të arrijnë qëllimet e tyre.

Kur Warner dhe Deutsch e panë njëri tjetrin për herë të parë një gusht të vitit 2017, pas rreth 76 viteve, asnjëri prej tyre nuk mundi të përmbajë lumturinë.

‘Ne e përtrimë miqësinë tonë dhe biseduam me njëri tjetrin se çfarë kishte qenë jeta jonë gjatë atyre viteve të shumta kur ishim të ndarë’, tha Warner.

Historia e Warner dhe Deutsch është një testament i asaj se si mund të jenë miqësitë tepër të qëndrueshme. /Lajmi.net/

 

Fjalët kyçe: 75 vite, Lufte, Miq, ndarje

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play iStunt 2
  • Play Urban Basketball
  • Play Turbo Racing 3
  • Play 8 Ball Pool