E kërcënuan me vdekje

Femra e cila e luajti karakterin e Lara Croft në video lojën ‘Tomb Raider’ është kërcënuar me vdekje, njofton TMZ. Camilla Luddington është tashmë e njohur dhe dikujt duket se kjo po i pengon. Camilla e ka marrë një mesazh në llogarinë e saj në rrjetin social Twitter muajin e kaluar, në të cilin shkruante…

ShowBiz

16/11/2013 13:20

Femra e cila e luajti karakterin e Lara Croft në video lojën ‘Tomb Raider’ është kërcënuar me vdekje, njofton TMZ. Camilla Luddington është tashmë e njohur dhe dikujt duket se kjo po i pengon.

Camilla e ka marrë një mesazh në llogarinë e saj në rrjetin social Twitter muajin e kaluar, në të cilin shkruante se nëse nuk do të hiqte dorë menjëherë nga produksioni i fundit i ‘Tomb Raider’, ajo do të vdesë.

“I ke 24 orë që ta lësh filmin TR. Nëse jo, ne do të vijmë dhe do të vrasim. Ne jemi duke të vëzhguar. Është koha, sot në 2:15 pasdite, ne do të vrasim. Ti do të vdesësh Camilla”, i kishte shkruar dikush asaj.

Ende nuk është e qartë se çka kanë ata me Camillan, por ndoshta është ndonjë fans i Angelina Jolie… Për momentin, askush nuk është arrestuar.