A e keni ditur se pasta e dhëmbëve përdoret edhe për këto gjëra?

Do të befasoheni të mësoni se, përveç larjes së dhëmbëve, pasta e dhëmbëve është një produkt që mund të përdoret për shumë gjëra në shtëpi.

Fun

16/10/2016 23:00

Disa prej ideve më poshtë mund të duken të çuditshme, por funksionojnë – provojeni edhe vetë!

1. Argjendi i fshirë në disa gjëra mund të kthehet përsëri nëse e fërkoni atë me një sasi të vogël të pastës, transmeton Gazeta Express.

2. Me ndihmën e pastës së dhëmbëve, dritat e veturës tuaj mund të pastrohen dhe të shkëlqejnë përsëri.

2

3. Mbathjet me ngjyrë të bardhë, të tilla si Converse, mund të pastrohen lehtë me pastë dhëmbësh.

3

4. Mund t’i pastroni njollat në sipërfaqe të drunjta brenda pak minutave duke i fshirë me pak pastë dhëmbësh. Nuk keni nevojë për përbërës të dëmshëm!

44_1473958257-7332109

5. Mund ta përdorni atë edhe për ta pastruar hekurin për hekurosje!

4_1473958276-3803602

6. Ekrani i celularit tuaj mund të gërvishtet shumë lehtë nëse nuk e mbuloni me një sipërfaqe mbrojtëse. Vendosni pak pastë dhëmbësh në një leckë dhe më pas fërkojeni me kujdes mbi gërvishtje. Largojeni çdo mbetje të pastës dhe thajeni ekranin duke e fshirë me leckë.

5_1473958290-8181701