E ka mbajtur të fshehtë deri sot, Robbie Williams zbulon: Vuaj nga sëmundje mendore

Robbie Williams ka probleme shëndetësore.

ShowBiz

04/07/2018 09:20

Saktësisht prej kur ishte fëmijë ishte diagnostifikuar me sindromën Asperger, dhe këtë e bëri të ditur për herë të parë në media, përcjell lajmi.net

Deri sot këngëtari me famë botërore e ka ruajtur me xhelozi këtë pjesë dhe nuk ka dashur asnjëherë ta diskutoi.

”Për shumë kohë kam vuajtur në heshtje dhe nuk kam pranuar një fakt të madh në jetën time, që më në fund e pranova. Kur isha një fëmijë i vogël u diagnostikova me sindromën Asperger, një fakt që deri tani nuk e kisha ndarë kurrë jashtë familjes time. Rritja ishte jashtëzakonisht e vështirë për mua dhe shpesh ndihesha jashtë vendit. Gjithmonë ndihesha se njerëzit nuk më kuptonin, por kisha frikë të zbuloja të vërtetën time, pasi nuk doja të vuaja pasojat e saj”, tha ai në intervistën në fjalë./Lajmi.net/

YouTube player