E hëna shënon hapjen e javës përkujtimore të viktimave të Srebenicës

Një shërbesë është mbajtur në Kishën Westminster në kujtim të mbi 8,000 burrave dhe djemve mysliman të vrarë në Srebrenicë nga forcat serbe në Bosnje 20 vjet më parë.

Bota

06/07/2015 17:50

Rreth 100 ngjarje po organizohen në Britaninë e Madhe për ditët në vazhdim për kujtim të masakrës së 1995-ës. Kryeministri David Cameron çeli përkujtimoren në shërbesën e abacisë Westminster duke thënë se njerëzit nuk duhet ta harrojnë kurrë atë që ka ndodhur.

Masakra e Srebrenicës ishte më e rënda në Europë që prej Luftës së Dytë Botërore. Thuajse 2,000 të ftuar në shërbesën një orë të gjatë të së hënës u bënë dëshmitarë të ndezjes së qirinjve në kujtim të viktimave të gjenocidit në Srebenicë.

Kjo përkujtimore u organizua nga iniciativa angleze bamirëse e quajtur “Të kujtosh Srebenicën”. Lord Ashton, i cili u kthye në Përfaqësuesin e Lartë të Bosnje Hercegovinës në Bashkimin Europian në vitin 2002 u shpreh se Serbenica duhet mbajtur mend jo vetëm për të qenë dëshmitar i atyre që vuajtën, por edhe si paralajmërim ndaj nesh për të na treguar se çfarë ndodh kur ne kthejmë kurrizin. /abc/