E frikshme, shikoni se si e shpëton babai djalin e tij nga rënia prej trenit rrotullues

Në një park të lodrave në Texas përpak sa nuk ka ndodhur një aksident i tmerrshëm.

Bota

28/04/2016 01:15

Në një slitë ose tren që rrotullohet, njëri nga rripat e sigurimit nuk ishte në gjendje të rregullt, gjë që i’a ka rrezikuar shëndetin e ndoshta edhe jetën një djali, përcjell lajmi.net

Delbert Laham, babai që e kishte shpëtuar djalin nga rënia poshtë e ka postuar një video në ‘Facebook’ ku shihet momenti kritik i rastit.

“Ne ishim duke bërë një video për gruan time por unë e vërejta se djali ishte duke rrëshqitur dhe e kapa atë”, ka treguar Laham.

“Unë isha shumë i frikësuar por gjithçka shkoi në rregull pas atij momenti. Tani unë mendoj se do të hapë padi ndaj parkut dhe nuk dua para, e gjitha që dua është që të tjerët të jenë të sigurtë”, ka thënë në fund Laham./lajmi.net