E fejuara e Stresit publikon momente private me reperin në shtrat

Emrat Stresi dhe Kejsi i kemi parë shpesh së fundmi në ballinat e medieve rozë.

ShowBiz

06/12/2018 09:53

Duke qenë se është person publik, i suksesshëm në muzikë dhe një djalë problematik në jetën e përditshme, Stresi ka bërë shpesh zhurmë të madhe në media e publik, shkruan lajmi.net.

Së fundmi arrestimi i tij u komentua mjaft shumë por kjo mbeti nën hije kur ishte fjala për tradhti.

Në media është shkruar se Stresi e ka tradhtuar Kejsin pasi kur u arrestua u gjet në hotel me një vajzë të re.

Rreth kësaj e fejuara e tij nuk ka pasur asnjë reagim negativ, përkundrazi e ka shprehur dashurinë që ka për reperin dhe sot po e bën këtë gjë publikisht akoma më shumë.

Së fundmi Kejsi në Instastoryn e saj i ka publikuar disa momente private në shtrat me Stresin mirëpo nuk dihet nëse janë të realizuara më herët apo me të vërtetë ai ka dalë nga burgu./Lajmi.net/