E dhimbshme! Vdes në moshën 28 vjeçare, DJ i njohur Avicii

DJ i njohur i hitit "Wake me up", Avicii ka ndërruar jetë në moshën 28 vjeçare.

ShowBiz

20/04/2018 20:21

Dj suedez, emri i vërtetë i të cilit është Tim Bergling, është gjetur i vdekur dhe këtë gjë e kanë konfirmuar edhe përfaqësues nga familja e tij, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Rrethanat e vdekjes së DJ ende janë të paqarta, ndërsa në një deklaratë thuhet”Familja është e shkatërruar dhe u kërkojmë të gjithëve që të respektojnë privatësinë e tyre në këtë kohë të vështirë.”

Një nga hitet e tij të fundit ka qenë “Lonely Together” në bashkëpunim me Rita Orën, kurse njihet për hitin “Wake me up”.

Dj Calvin Harris ishte ndër të parët që ka shprehur ngushëllimet lidhur me vdekjen e Aviciit, ai shkroi në Twitter “Lajme shkatërruese për Aviciin, një shpirt i bukur, i pasionuar dhe jashtëzakonisht i talentuar, kishte shumë më tepër për të bërë.”

Dua Lipa gjithashtu shkroi për vdekjen e DJ “Shumë lajm trishtues, vdekja e Aviciit”. /Lajmi.net/