E dashura e Walker e ‘rrënuar’

E dashura e Paul Walker, Jasmine Pilchard-Gosnell, e ka përjetuar më së rëndi humbjen e më të dashurit të saj. 23 vjeçarja është fotografuar për herë të parë pas tragjedisë që i ndodhi, ndërsa kishte shkuar në shtëpinë e aktorit të deritashëm amerikan, i cili ndërroi jetë ditë më parë, pas një aksidenti fatal automobilistik.…

ShowBiz

05/12/2013 12:00

E dashura e Paul Walker, Jasmine Pilchard-Gosnell, e ka përjetuar më së rëndi humbjen e më të dashurit të saj. 23 vjeçarja është fotografuar për herë të parë pas tragjedisë që i ndodhi, ndërsa kishte shkuar në shtëpinë e aktorit të deritashëm amerikan, i cili ndërroi jetë ditë më parë, pas një aksidenti fatal automobilistik.

Gosnell shihet pranë shtëpisë të, tashmë ish të dashurit të saj, në Santa Barbara të Californias. Sipas mediave të huaja, ajo është ende në gjendje shokuese dhe miqtë po vazhdojnë ta mbështesin dhe po mundohen ta ndihmojnë që të dalë nga kjo gjendje. Paul dhe Jasmine ishin për një kohë të gjatë së bashku dhe, siç shihet në fotografi, ajo po e përjeton ende rëndë vdekjen e njeriut më të dashur në jetën e saj.