E ardhmja e Cuadrados

Juan Cuadrado do të rikthehet në Itali të mërkurën për t’u takuar me pronarin e Fiorentinës, Andrea Della Valle. Ylli kolumbian do të caktojë të ardhmen e tij.

Sport

04/08/2014 10:18

Gjithçka është gati. Telenovela e gjatë e Juan Cuadrados ka ardhur në momentin vendimtar.

Ylli kolumbian të mërkurën do të rikthehet në Itali dhe menjëherë do të takohet me pronarin e Fiorentinës, Andrea Della Valle.

Një takim fytyrë me fytyrë, njësoj siç ndodhi në të kaluarën me yje si Luca Toni, Adrian Mutu e Stevan Jovetic.

Sipas të përditshmes sportive italiane “Gazzetta dello Sport”, futbollisti do të sqarojë përfundimisht qëndrimin e tij: nëse dëshiron të largohet në kërkim të ndonjë sfide të re, ose konfirmuar qëndrimin në klub.

Barcelona tashmë një kohë të gjatë spekulohet me transferimin e tij por Fiorentina e vlerëson Cuadradon në rreth 40 milionë euro.

Tani për tani, qdo mundësi mbetet e hapur.