Dybala i ashpër kundër tifozëve të Milanit

Paulo Dybala ka kritikuar tifozët e Milanit pas fitores së Juventusit me rezultat 2:1 në Torino.

Sport

11/03/2017 10:02

Paulo Dybala realizoi nga penalltia në sekondat e fundit për fitoren e Juventusit ndaj Milanit me rezultat 2:1 në Torino.

Ai i është kundërpërgjigjur akuzave të tifozëve të Milanit që u ankuan për vendimin e gjyqtarit.

“Janë gjashtë vjet ose më shumë që tifozët e Milanit vetëm ankohen, duhet ta ndryshojnë metodën”, deklaroi Dybala, përcjell “lajmi.net”.

“Ishte edhe një penallti ndaj meje në pjesën e parë”, theksoi ai.

“Kurse, në fund gjyqtari ishte 50 centimetra larg, nëse e ka sinjalizuar është për shkak se ekziston”, u shpreh argjentinasi. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6