Dybala-Barcelona, “bombë” nga Torino

"Refuzohet oferta e parë zyrtare e Barcelonës për Paulo Dybalan".

Sport

23/05/2016 15:54

Lajmi “bombë” vjen nga gazeta italiane “Tuttosport”, që i ka publikuar edhe shifrat e ofertës.

Ajo ka qenë plot 90 milionë euro, por është refuzuar kategorikisht nga Juventus, përcjellë “Lajmi.net”.

Mbetet të shihet nëse Barca do ta dërgojë edhe ofertën e dytë pas refuzimit të të parës.