Dy vëllezër vriten për një ditë, njëri në radhët e ISIS-it, tjetri si ushtar i rregullt

Dy vëllezër nga Arabia Saudite – njëri pilot i forcave ajrore të këtij vendi, kurse tjetri si pjesëtarë i ISIS-it, kanë humbur jetën në të njëjtën ditë duke luftuar në radhët e dy palëve kundërshtare. Tragjedia për këtë familje është edhe më e madhe për shkak se bashkëshortet e dy vëllezërve për momentin janë shtatzëna.

Bota

27/08/2015 15:38

Njëri ka vdekur si hero kombëtar duke luftuar kundër terrorizmit, kurse tjetri si terrorist duke luftuar kundër heronjve, kanë raportuar mediumet.

Vëllai i parë, pilot në forcat ajrore saudite, Naser al-Harti ka humbur jetën javën e kaluar kur helikopteri i tij është rrëzuar, pas sulmeve të kryera mbi Jemen.

Grupi i rebelëve shiitë i njohur si “Hotis” thotë se e kanë rrëzuar helikopterin në kufi me provincën Jizan, transmeton Daily Mail.

Disa orë më vonë, vëllai i tij Zaher ka humbur jetën duke kryer një sulm vetëvrasës ndaj trupave irakiane në qytetin Samara.

Më herët Zaher ka punuar si teknik mjekësor në spital, por është larguar nga puna duke ju bashkangjitur vullnetarisht radhëve të ISIS-it./lajmpress