Dy të vdekur dhe pesë të humbur nga përmbysja e anijes (Video)

Dy turistë kanë vdekur dhe pesë të tjerë kanë humbur pasi një anije që kishe me vete 36 persona, përshirë britanikë, u përmbys në Tajlandë.

Bota

26/05/2016 19:50

Anija e cila kishte 32 turistë dhe 4 anëtarë tjerë të bordit, po kthehej nga ishulli i Koh Samui, kur u përballë më ujin e trazuar, shkruan TheMirror, transmeton lajmi.net.

Mediat lokale thonë se trupat e dy grave, që të dyja të huaja, janë nxjerr nga oqeani, pasi ato ngecën brenda anijes së përmbysur.

21 persona thuhet të kenë mbetur të lënduar, me shtatë të tjerë që kanë pësuar lëndime serioze.

Nacionalitet e turistëve ende janë të panjohura, por një listë e pasagjerëve tregon se aty kishte britanikë, sikurse gjermanë, kinezë dhe rumunë./lajmi.net

YouTube player