Dukagjin Lipa: Action Bronson nuk tymosi marihuanë!

Të shtunën ka performuar në “Sunny Hill” reperi i famshëm, Action Bronson.

ShowBiz

13/08/2018 11:51

Gjatë performancës së tij ndodhi një incident, i cili detyroi policinë e Kosovës të reagojnë, shkruan lajmi.net.

Derisa po performonte, Bronson kishte ndezur një cigare, e cila u dyshua të jetë lëndë narkotike.

Pas arrestimit, ai ishte liruar duke mos iu shqiptuar asnjë masë e ndalimit, ngase është konstatuar se nuk ishte marihuanë, ajo që tymosi reperi.

Edhe organizatori i këtij festivali, Dukagjin Lipa përmes një interviste në “Klan Kosova” ka thënë se nuk ishte marihuanë ajo që tymosi Action Bronson.

“E ka mbështjellë domethënë duhanin në mënyrë të tij për shou, të cilën e bën çdokund në botë. Por, megjithatë, policia e ka kryer një punë shumë të mirë”, tha ndër të tjera Lipa. /Lajmi.net/

YouTube player