Duka: Shaqiri, Behrami e të tjerët nuk kanë të drejtë të na shiten si atdhetarë

Kreu i FSHF-së, Armando Duka ka thënë se shqiptarët të cilët luajnë për Zvicrën si Shaqiri e Behrami kanë të drejtë të luajnë për atë kombëtare, mirëpo nuk kanë të drejtë që pas kësaj të shiten si atdhetarë.

Sport

18/10/2014 17:04

Armando Duka ka thënë se nuk është i pajtimit me shqiptarët e Zvicrës, si Valon Behramin e Xherdan Shaqirin, të cilët luajnë për një kombëtare tjetër, e më pastaj e mbështesin Kombëtarene  Shqipërisë.

“Taulant Xhaka është futbollist më i mirë se Granit Xhaka. Ne kemi Xhakën më të mirë se që e ka Zvicra”.

“Ata kanë bërë një zgjedhje e cila duhet respektuar, mirëpo nuk kanë të drejtë të shiten si shqiptaro-mëdhenj”, tha Duka në programin Jamais Vu të Mustafa Nanos.

Krejtësisht në fund, kreu i FSHF-së foli edhe për ngjarjen e rëndë e cila ndodhi në Beograd, duke thënë: “Ne nuk e meritojmë që të dënohemi pasi nuk kemi asnjë përgjegjësi të vetme për gjërat që ndodhën në këtë takim”.