Dua Lipa në lidhje me Martin Garrix? (Foto) – Lajmi.net
Dua Lipa në lidhje me Martin Garrix? (Foto)
Autori: Lajmi.net EntertainmentShowBiz 11:07, 19 June 2017
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa përveç suksesit në karrierë, ajo është e përfolur edhe në lidhje me jetën private.

Muaj më parë është raportuar se Dua është ndarë nga i dashuri Isaac Carew, shkruan lajmi.net.

Por, ishte vetë Dua, ajo e cila shtoi dyshimet se është ribashkuar me Isaac, pasi kishte publikuar një foto të tij në rrjete sociale, vetëm pak javë më parë.

Megjithatë, duket se Isaac është harruar dhe Dua ka filluar një romancë të re, me Martin Garrix, me të cilin kishte bashkëpunuar në këngën ‘Scared To Be Lonley’.

Ata janë fotografuar në momente intime pranë njëri-tjetrit, në plazhin e Miamit.

Se a janë Dua dhe Martin në lidhje, pritet të bëhet konfirmimi gjatë ditëve në vazhdim. /Lajmi.net/

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Stealth Sniper
  • Play Bike Rivals