Dua Lipa ndryshon emrin për nder të fushatës së ‘UNICEF’

Dua Lipa i është bashkuar fushatës për të drejtat e fëmijëve të organizuar nga ‘UNICEF’.

ShowBiz

21/11/2018 11:52

Këngëtarja shqiptare me famë në botë është bërë pjesë e fushatës të organizuar nga ‘UNICEF’ e që është organizuar për të drejtat e fëmijëve, shkruan lajmi.net.

Për nder të kësaj fushate ajo madje e ka ndryshuar edhe emrin e saj në Instagram dhe e ka bërë Blua Lipa.

Ajo ka realizuar edhe një fotosesion e veshur gjitha në të kaltër pasi motoja e fushtës është #goBlue./Lajmi.net/