Dua Lipa mahnitet nga performanca e Inva Mulës në Romë, ja çka bëri

Të famshmit shqiptarë u mblodhën mbrëmë në Romë për koncertin që u mbajt për Skënderbeun.

ShowBiz

20/11/2018 08:02

Dua Lipa ishte njëra prej të ftuarve special në këtë mbrëmje, e cila u organizuar nën patronatin e Ambasadës së Shqipërisë në Romë, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja gjatë gjithë mbrëmjes ka publikuar imazhe nga Roma dhe ngjarja që u organizua në atë vend.

Në një prej këtyre postimeve, Dua ka publikuar një pjesë nga performanca Inva Mulës, e cila duket se i pëlqeu shumë asaj.

Kujtojmë që përveç Dua Lipës dhe Inva Mulës, në atë koncert ishin të ftuar edhe Ramë Lahaj, Ermal Meta, Olen Cezari, Lorik Cana, Erza Muqolli, e të tjerë. /Lajmi.net/