Dua Lipa kryeson me pesë nominime në Brit Awards 2018

Ka kohë që janë zbuluar nominimet për Brit Awards 2018 dhe këngëtarja shqiptare me fame në botë Dua Lipa kryeson në pesë prej tyre.

ShowBiz

21/02/2018 15:15

Ajo është e nominuar për çmime të rëndësishme si: “Albumi Britanik më i mirë i vitit”, “Kënga më e mirë e vitit”, “Videoklipi Britanik më i mirë i vitit” dhe “Shpërthimi Britanik”, duke lënë kështu pas disa prej yjeve më të mëdhenjë botëror.

Në këtë garë hyjnë këngët e vitit të kaloj dhe publiku mund ta votojë atë më të mirën, shkruan lajmi.net

Sonte do të mbahet ceremonia më e madhe e ndarjes së çmimeve muzikore në Britaninë e Madhe, Brit Awards./Lajmi.net/

YouTube player