Drejtori sportiv ka dy lajme të këqija për tifozët e Milanit

Milan nuk do të realizojë përforcime, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Sport

11/01/2018 11:29

Massimiliano Mirabelli ka dëshpëruar tifozët e Milanit.

Drejtori sportiv i “Rossonerëve” ka thënë se klubi nga San Siro nuk do të realizojë përforcime, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

“Merkato e janarit është e mbyllur sa i përket blerjeve të reja”, deklaroi Mirabelli për mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.

Por, ai po ashtu dha lajmin e fundit për portierin Gianluigi Donnarumma.

“Donnarumma, nëse dëshiron, mund të largohet nga Milan”, u shpreh ai. /Lajmi.net/