Drake dhe Rihanna zgjedhin destinacionin për dasmën

Drake dhe Rihanna thuhet të jenë duke planifikuar një dasmë luksoze në vendlindjen e këngëtares, Barbados

ShowBiz

17/09/2016 11:27

Sipas “Life & Style”, Drake dhe Rihanna janë tepër të emocionuar rreth vendimit të marrë për t’u martuar.

“Ata kanë disa kohë që kanë folur rreth martesës dhe duket se Rihanna po pret me padurim të bëhet Zonja Graham”, ka thënë një burim i brendshëm për gazetën.

Burimi ka zbuluar gjithashtu disa detaje nga dita e madhe e çiftit, ku Riri pritet të veshë tre fustane të punuar nga stilistë të ndryshëm.

Mesa duket, ata janë gati që ta çojnë lidhjen e tyre në një tjetër nivel, e ndërsa kjo u shpreh qartë edhe nga tatuazhet e tyre gdhendur ditë më parë. /albeu