Dovizioso vazhdon me Ducatin deri më 2020

Dovi do të garojë edhe për dy vite të tjera mbi Desmosedicin e skuadrës zyrtare.

Sport

18/05/2018 13:10

Andrea Dovizioso ka arritur marrëveshjen me Ducatin për zgjatjen e marrëveshjes deri në vitin 2020.

Mungon vetëm zyrtarizimi, por është e sigurt që Dovi do të garojë edhe për dy vite të tjera mbi Desmosedicin e skuadrës zyrtare, duke vijuar kështu bashkëpunimin e nisur që në vitin 2013.

Në 5 sezone me Ducatin, piloti italian ka fituar 8 gara dhe ka arritur të ngjitet në podium edhe në 13 raste të tjera, duke iu afruar shumë pranë titullit kampion bote në vitin 2017.