Dorëzohen në Kushtetuese dosjet e padive për kompensimin e dëmeve të luftës

Shoqata “Ngritja e Zërit” ka dorëzuar dosjet e radhës në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë sa aktit juridik të Gjykatës Supreme të Kosovës, me rastin e refuzimit të padive për kompensimin e dëmeve të luftës.

Lajme

11/10/2018 11:43

Kryetari i OJQ-së “Ngritja e Zërit”, Jahir Bejta tha se edhe pse për gjykimin e çështjeve juridike kompetente janë gjykatat në të vendet e së cilave kanë ndodh krimet një gjë e tillë nuk po bëhet në Kosovë.

Ai kërkoi që të ndërpritet sipas tij, fyerja që është duke iu bërë viktimave me kërkesat që drejtësinë ta kërkojnë në gjykatat e shtetit serb.

Bejta i bëri thirrje ministrisë së Drejtësisë që në agjendën për vitin 2020 ta fusin edhe zhbllokimin e gjykatave.

Shoqata “Ngritja e Zërit” në korrik të viti kanë dorëzuar dosje të ngjashme mirëpo sipas kryetarit të kësaj shoqate nuk kanë marrë ndonjë përgjigjeje deri më tani.

Ai madje është shprehur skeptikë për marrjen e ndonjë veprimi nga kjo Gjykatë.

Ndërsa avokat Kadri Osaj, tha që praktika të tilla siç po kërkohet janë bërë edhe nga shtetet e tjera.

Mospërfillja e një çështje të tillë sipas tij, është absurditet nga institucionet, raporton EO.

Rreth 1 mijë kërkesëpadi janë hartuar nga kjo organizatë dhe janë dorëzuar nëpër gjykata, pothuajse në të gjitha komunat e Kosovës, por të gjitha janë refuzuar nga gjykatat me arsyetimin se nuk mund të paditet një shtet tjetër.