Dorëzohen kampionët, kërkojnë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve

Real Madrid është dorëzuar.

Sport

13/01/2018 22:32

Këtë e pranon mesfushori Toni Kroos, që bën thirrje të luftohet për katër vendet e para, që dërgojnë në Ligën e Kampionëve.

Kampionët e La Ligas po përjetojnë një fushatë aspak të mirë këtë edicion, ku kanë mbetur 16 pikë larg Barcelonës në renditje, ndërsa sot pësuan humbjen e radhës duke u mposhtur nga Villarreal 0-1 në ‘Santiago Bernabeu’.

“Qëllimi i ynë tani është njëra nga katër pozitat e para”, ka deklaruar Toni Kroos, transmeton ‘MundoDeportivo’./Lajmi.net/