Donnarumma zbulon emrin e klubit për sezonin e ri

Gianluigi Donnarumma ka reaguar duke konfirmuar qëndrimin e tij në Milan.

Sport

13/01/2018 08:19

Gianluigi Donnarumma ka siguruar një tifoz të Milanit se nuk do të largohet nga San Siro.

Pas shumë spekulimeve në lidhje me largimin e tij nga “Rossonerët”, Donnarumma ka reaguar duke konfirmuar qëndrimin e tij në Milan.

“Mos u brengosni, do të mbetem në Milan”, deklaroi Donnarumma, përcjell “lajmi.net”.

Së fundmi spekulohej se Donnarumma ka vendosur të largohet nga klubi duke u transferuar në Paris Saint-Germain. /Lajmi.net/