Donnarumma – Real Madrid, lajm i madh nga Italia (FOTO)

Gianluigi Donnarumma nuk do të transferohet në Real Madrid.

Sport

16/03/2017 08:53

Milan ka refuzuar interesimin e Real Madridit për transferimin e portierit Gianluigi Donnarumma, raporton e përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport”.

“Rossonerët” dëshirojnë ta mbajnë talentin e madh italian në San Siro, përcjell “lajmi.net”.

Për më shumë, Adriano Galliani ka nisur bisedimet për vazhdimin e kontratës së Donnarummas, për të përmirësuar kontratën e tij në mënyrë që të eliminojë interesimin e klubeve tjera për transferimin e tij. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6