Dokumentar francez për serbët e Kosovës

Gazetarë francezë po xhirojnë në dokumentar për serbët e Kosovës. Ky dokumentar, sipas tyre, ka për qëllim të tregojë jetën e serbëve në enklava dhe veprimtarin e murgjve ortodoks në kisha dhe manastire.

Lajme

25/01/2014 15:39

Një grup xhiruesish francezë kanë ardhur në Kosovë për të xhiruar një film dokumentar për serbët.

Të ndikuar nga komentet e banorëve serbë në Kosovë, pjesëtarë të një organizate joqeveritare franceze kanë vendosur që të xhirojnë këtë film dokumentar, raporton B92.

Një gazetar francez, i cili kishte qenë pjesëmarrës gjatë një donacioni për serbët e Kosovës, tha se është prekur nga jeta e tyre dhe se ka vendosur të xhirojë një dokumentar.

“Jam njohur me situatën në Kosovë në dhjetor të vitit të kaluar, kur kam qenë si vullnetar i organizatës humanitare ‘Solidaritet për Kosovën’. Kam qenë i shokuar për kushtet e vështira të jetës në enklava dhe në të njëjtën kohë kam qenë i impresionuar me sjelljen e murgjve në atë mjedis. Si rrjedhojë, më ka lindur ideja të xhiroj këtë dokumentar”.

Grupi i xhirimit kanë shëtitur në Graçanicë, Prizren, Brezovicë dhe në pjesë tjera të Kosovës.

Iniciativa për të xhiruar këtë film dokumentar kishte ardhur si pasojë e ndikimit të OJQ’së franceze “Solidariteti për Kosovën”, e cila qe një kohë të gjatë kishte shpërndarë ndihma për serbët e Kosovës.