Djokovic e ha barin

Novak Djokovic e ka festuar në një mënyrë të çuditshme triumfin në Wimbledon. Tenisti serb është parë duke ngrënë bari, pasi e mposhti në finale Roger Federerin.

Sport

07/07/2014 11:43

Sportistët i festojnë në mënyra të ndryshme sukseset e tyre me ekipe, apo ato individuale. Por, Novak Djokovic ka vendosur ta festojë triumfin në turneun e madh të tenisit, Wimbledon, në një mënyrë paksa të çuditshme.

Tenisti serb, pasi e mposhti në finale 3-2 në sete zviceranin Roger Federer, u ul në tokë dhe e hëngri një fije bari sintetik.

E pabesueshme, por e vërtetë. Djokovic ha bari.