Divë deri në fund! I jepet lamtumira e fundit Aretha Franklinit

Mbretëreshës së muzikës soul iu ndërruan një sërë veshjesh gjatë qëndrimit për disa ditë në arkivol, ku të tjerët kishin mundësi t’i bënin homazhe.

ShowBiz

31/08/2018 22:39

Së pari, Franklin i kishin veshur një fustan të kuq, të kombinuar edhe me këpucë të kuqe, shkruan lajmi.net.

Që prej ditës së parë të homazheve u njoftua se kostumet e saj do të jenë të ndryshme përgjatë katër ditëve të aktiviteteve përkujtimore në qytetin e saj të lindjes, Detroit.

Sot (e premte) për disa orë radhazi ka zgjatur ceremonia e funeralit të Aretha Franklinit, ku të pranishëm ishin familjarë, miq, kolegë e politikanë.

Vlenë të theksohet se në mesin e të pranishmëve ishte edhe Bill Clinton, ndërsa në mesin e atyre që performuan në këtë funeral ishte edhe Ariana Grande.

Këngëtarja u përcoll si një divë e vërtetë, e veçanta e kësaj ceremonie ishte edhe përcjellja deri në varreza nga 100 vetura, të cilat presin që të niset trupi i të ndjerës drejt varrezave, ndërsa arkivoli që bart kufomën është i tëri prej ari.

Mediet e huaja po përcjellin me interes të madh funeralin e mbretëreshës së muzikës “soul”, tash e sa orë janë duke ndjekur live këtë ceremoni.

Trupi i Aretha Franklinit do të pushojë në varrezat e Woodlawn të Detroitit, ndërsa vdiq nga kanceri pankreatik në moshën 76 vjeçare, më 16 gusht. /Lajmi.net/