Ditë zie në Itali

Të enjten është fundosur një anije në ishullin Lampadusa të Italisë, e cila bartte 500 emigrantë afrikanë.

Bota

04/10/2013 11:14

Zhytësit në Italinë jugore janë duke kërkuar një anije e cila u fundos të enjten në të cilën po udhëtonin më shumë se 300 emigrantë afrikanë.

Një anije peshkatarësh ishte fundosur pasi ishte kapluar nga flakët, në më pak se një 1 kilometër larg ishullit Lampedusa.

Së paku 111 trupa janë gjetur dhe më shumë se 200 janë duke u kërkuar në një zonë në 20 metra thellësi.

Dhjetëra trupa mendohet të janë në anijen e fundosur.

Sipas shpëtuesve të Kombeve të Bashkuara,në bordin e anijes ishin rreth 500 veta- shumica e tyre nga Eritrea dhe Somalia ndërsa kanë shpëtuar vetëm 155 prej tyre.

Operacioni i shpëtimit është ndërprerë për shkak të motit të ndryshueshëm në det, raportojnë mediet italiane.

Zyrtarët citohen të kenë thënë se më shumë se 100 trupa mund të jenë në brendësi të anijes, e cila është zhytur në thellësi prej 40 metrash, brenda sipërfaqes së detit.

Drejtuesi i anijes, 25 vjeçari nga Tunizia është arrestuar, njoftoi Ministri i Brendshëm i Italisë, Angelino Alfano, i cili vizitoi ishullin.

“Ai ka qenë i dëbuar nga Italia në prill të këtij viti”, tha Alfano.

“Kjo nuk është tragjedi italiane, kjo është tragjedi Evropiane”, theksoi ai. “Lampadusa duhet konsiderohet kufiri i Evropës e jo i Italisë”.

Një minutë heshtje është mbajtur në të gjitha shkollat në Itali këtë të premte, dhe flamujt janë ulur në gjysmë-shtizë në shenjë nderimi për viktimat e anijes së përmbytur.