Distria Krasniqi një fitore larg të bronztës

Distria Krasniqi është një fitore larg medaljes së bronztë në Grand Prixin e xhudos, që po mbahet në Hagë të Holandës.

Sport

16/11/2018 14:53

Xhudistja jonë po e kërkon të bronztën përmes repesazhit, kategoria -48 kg.

Krasniqi ka shënuar deri më tani tri fitore dhe një humbje.

Në çerekfinale u mposht nga japonezja, Aya Sakagami. Në repesazh fitoi me Ippon ndaj rumunes, Monica Ungureanu.

Kundërshtarja e radhës e Krasniqit është xhudistja nga Kina, Yanan Li./Lajmi.net/