Disa vite pas bashkëpunimit me të, Noizy ka një kërkesë për Seven Saraçin

Në vitin 2015 dy artistët kishin realizuar një duet.

ShowBiz

30/11/2018 16:21

Noizy dhe Seven Saraçi bashkëpunuan për këngën “Si me kon zezake”, e cila rezultoi shumë e suksesshme, shkruan lajmi.net.

Por, së fundi, kompania e cila mbron të drejtat e projekteve të Noizyt, në të gjitha platformat digjitale, kishte një kërkesë për Sevenin.

Me kërkesë të vetë Noizyt, ata përmes një e-maili i kanë kërkuar reperit ta fshijë këtë këngë, pasi nuk pajtohet me publikimin e këtij materiali, pra nuk pajtohet me përdorimin e emrit të tij në këtë material.

Reperi ka postuar e-mailin në InstaStory, por pas disa minutash e ka fshirë, kurse mbishkrimi që i kishte lënë është “Pas 4 vitesh, pse je zemëruar vëlla?”. /Lajmi.net/

YouTube player