Disa fakte të habitshme për trupin e njeriut, që me gjasë nuk i keni ditur

Trupi i njeriut është shumë kompleks dhe gjërat në vijim janë vërtetë interesante.

Fun

13/02/2017 21:20

Këto janë faktet:

Hunda mund të “mbajë mend” rreth 50 mijë aroma të ndryshme.

Trupi i një të rrituri përbëhet nga 7 000 000 000 000 000 000 000 000 000 atome.

Bebet kanë 60 kocka më shumë se të rriturit.

Trupi i një të rrituri ka gjithsej 100 milje enë gjaku.

Një person mesatar prodhon gjatë gjithë jetës një sasi pështyme me të cilën mund të mbushen dy pishina noti.

Trupi i njeriut përmban aq hekur sa mjafton për të bërë një gozhdë 7.6 cm.

Ne të gjithë kemi insekte mikroskopike që jetojnë në qerpikët tanë.

Muskuli më i fortë në trupin e njeriut është ai i nofullës.

Djersa nuk ka asnjë erë, janë bakteret e lëkurës ato që pasi përzihen me të i japin erë.

Sasia e madhe e qimeve në trup lidhet direkt me një inteligjencë më të lartë.

Veshët dhe hunda nuk ndalojnë kurrë së rrituri.

Njësoj si gjurmët e gishtërinjve, edhe gjurma e gjuhës është unike për çdo njeri.

Kur jemi zgjuar, truri ynë mund të prodhojë elektricitet të mjaftueshëm për të ndezur një llambë të vogël.

Njerëzit me sy blu e mbajnë alkoolin më shumë.

Syri i njeriut mund të dallojë 10 milionë ngjyra të ndryshme.

Nëse syri i njeriut do të ishte kamera dixhitale, ai do të ishte 576 megapiksel.

Ka më shumë se 100 lloje tumoresh dhe çdo pjesë e trupit mund të preket prej tyre.