Diplomati spanjoll në Beograd: Pavarësia e Kosovës imponoi ligjin e xhunglës në botë!

I ngarkuari me punë në Ambasadën e Spanjës në Beograd ka thënë se vendi i tij është thellësisht i bindur se mbështetja e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve tjera për shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës është një gabim i madh.

Lajme

04/10/2014 21:05

Ramirez de Aro Valdes, i ngarkuar me punë në Ambasadën e Spanjës në Beograd, thotë se separatizmi në Kataloni nuk ka mbështetje. Ai thotë se ky seperatizëm nuk ka mbështetje ndërkombëtare, për shkak se njohja e shpalljes së njëanshme të pavarësisë do të shkaktonte një kaos global dhe në hartën e botës do të kthente një model të pakuptimt të luftës.

I pyetur nga gazeta Politika e Beogardit, nëse Serbia duhet të njohë shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës, për të përparuar në integrimin evropian, Ramires de Aro thotë se Spanja është kundër deklarimit të njëanshëm të pavarësisë, dhe se parimet duhet të respektohen kudo, transmeton lajmi.net.

“Me deklarime të njëanshme të pavarësisë nuk duhet askund të ndryshojnë kufijtë. Nëse ju e bëni atë, e keni bërë përmes një ligji të xhunglës. Kosova tashmë e ka bërë këtë”, ka thënë ai.

Ai vuri në dukje se Spanja është kundër për faktin se të njëjtat vende që pranuan dhe e mbështesin pavarësinë e Kosovës nuk do të pranojë asnjë shpallje tjetër të njëanshme të pavarësisë, e që realisht duket si hipokrizi.

Duke folur për Kataloninë, ai thotë se atje viteve të fundit u rrit disponimi separatist shkaku i krizës financiare në Spanjë. (lajmi.net)