“Dimër i keq”, as në Alpe nuk ka borë

Në malet franceze francë këtë javë thonë se janë hapur vetëm 40 nga 200 shtigje të skijimit në të gjithë vendin. Pierre Lestas, president i domeneve të skijimit në Francë, tha për SkyNeës se kjo situatë nuk është parë që nga vitet 1988-89.

Bota

21/12/2014 09:10

Zona më e goditur janë Alpet veriore-resortet më të njohura përfshirë Val Thorend, Chourchevel dhe Meribel- ku vendpushimet kanë qenë të detyruara të mbajnë të mbyllura pistat e skijimit shkaku i mungesës së borës.

Në Trois Vallees- zona më e madhe e skijimit në botë- është hapur vetëm një shteg në gjatësi prej 6 kilometrash.

Kamerat në vendpushime tregojnë skiatorë duke u përpjekur për të bërë më të mirën në kushte të këqija, duke e bërë rrugën e tyre poshtë shpateve atje ku pothuajse më shumë ka gjelbërim se sa bardhësi.

Si transmeton KosovaPress, ky është dimri më i keq në 25 vjetët e fundit për sa i përket mungesës së borës.