Dieta e të famshmes, Karlie Kloss

Pa dyshim, Karlie Kloss konsiderohet si një top modele.

ShowBiz

10/10/2016 14:18

Ajo ka qenë fytyra e shumë markave të mëdha, dhe gjithashtu është një ish-modele e Victoria Secret, transmeton Klan Kosova.

Shumë njerëz  pyesin veten se si ia del Kloss që të ketë forma aq të mira trupore.

Natyrisht, dieta e saj është mjaft e vështirë. Ajo ka zbuluar për “Stylecaster” se çfarë ha ajo në një ditë të zakonshme.

“Unë zakonisht filloj ditën time me një omëletë vezësh me avokado, salcë dhe kafe me qumësht bajamesh”, ka thënë ajo.

Për drekë Kloss ka thënë se ushqehet me proteina dhe perime ose sallata.

Ndërsa darka e Karlie Kloss përfundon me peshk ose zarzavate dhe perime.