Diçka po ndodh në Hagë, ‘zhduket’ Mlladiqi!

Gjatë leximit të vendimit të Trupit Gjykues, krimineli serb i akuzuar për vrasjen e më shumë se 7 mijë boshnjakëve, Ratko Mlladiq ka kërkuar të shkojë në tualet.

Lajme

22/11/2017 11:29

Udhëheqësi i trupit gjykues, gjyqtari Alfons Ori i ka jap pauzë pesë minutëshe, e cila është stërzgjatur.

Sipas informacioneve jozyrtare, Mlladiq ka pasur marramendje dhe mjekët po i japin ndihmën e parë, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, gazeta kroate “Vecernji list”, ka bërë të ditur, duke u thirr në burime të veta, se në hapësirën pas gjykatës ka hyrë familja e Mlladiqit dhe “mjekët e Beogradit”, si dhe ekziston mundësia që vazhdimi i leximit të aktvendimit nuk do të vazhdojë sot.

Sipas kësaj gazete, ky është tentim i Mlladiqit që të shtyhet sa më gjatë vendimi për dënimin e tij dhe e gjithë kjo është e paramenduar. /Lajmi.net/

Lexoni edhe:

Mlladiq kryqohet sapo hyn në sallë, seanca ndërpritet pasi ai shkon në tualet (Foto)