Mlladiq kryqohet sapo hyn në sallë, seanca ndërpritet pasi ai shkon në tualet (Foto)

Ratko Mlladiq, të cilit sot do t’i jepet dënimi në Tribunalin e Hagës për krimet e kryera ndaj myslimanëve të Bosnjës, me të hyrë në gjykatore ka filluar të kryqohet.

Lajme

22/11/2017 11:16

Përveç kësaj, krimineli serb dhe komandanti i luftës së Ushtrisë së Republikës Serbe, i cili përvec tjerash, ngarkohet edhe me gjenocid të luftës, në gjykatoren e Tribunalit të Hagës ka hyrë i buzëqeshur, transmeton lajmi.net.

Ai po ashtu i ka përshëndetur edhe gjykatësit, avokatët dhe të pranishmit tjerë.

Më të nisur leximi i aktvendimit, Mlladiq e ka ndërprerë gjyqtarin Ori, duke kërkuar të shkojë në tualet. Gjyqtari e ka pranuar këtë kërkesë dhe ka dhënë pauzë pesëminuteshe, por e cila ka zgjatur më shumë se 15 minuta. Duke se kjo është e inskenuar nga Mlladiq. /Lajmi.net/

mllad2 mllad1 mllad3 mllad4

Lexoni edhe:

Ndiqeni live vendimin për Ratko Mladiqin