DiCaprio modest: Oscari do t’i ndihmonte filmit

Aktori i njohur, Leonardo DiCaprio, ka treguar se çfarë do të nënkuptonte triumfi i tij në ceremoninë e Academy Awards.

ShowBiz

28/02/2016 20:35

Hamshori hollivudian konsiderohet favorit për të fituar titullin e Aktorit më të mirë për rolin e tij në filmin “The Revenant”, ndërsa thotë se do të ishte shumë i lumtur nëse do të fitonte për herë të parë sivjet.

“Sigurisht, të gjithë duan të njihen, por kjo nuk varet nga unë – njerëz tjerë i kontrollojnë këto gjëra. Kjo do t’i ndihmonte filmit, do ta sillte te më shumë njerëz”, ka thënë Leo për TheSundayTimes.

Kjo është hera e pestë që DiCaprio nominohet për çmimin e Aktorit më të mirë në rol kryesor, pro asnjëherë nuk e ka fituar.

Këto janë filmat për të cilët është nominuar deri më tani: “What’s Eating Gilbert Grape” (1994), “The Aviator” (2005), “Blood Diamond” (2007), “The Wolf of Wall Street” (2014), “The Revenant” (2016).