Diaz–Upton, dashuri në Twitter

Cameron Diaz dhe Kate Upton ia kanë shprehur dashurinë njëra tjetrës në rrjet social. Vetëm pesë ditë pasi aktorja 41 vjeçare iu bashkua zyrtarisht Twitterit, supermodelja ia dërgoi asaj një koment të ëmbël shoqes së saj. “Jam mjaft e ngazëlluar. Personi më i jashtëzakonshëm i është bashkuar Twitterit”, ka shkruar 21 vjeçarja. Ndërkohë, Diaz iu…

ShowBiz

15/11/2013 21:00

Cameron Diaz dhe Kate Upton ia kanë shprehur dashurinë njëra tjetrës në rrjet social. Vetëm pesë ditë pasi aktorja 41 vjeçare iu bashkua zyrtarisht Twitterit, supermodelja ia dërgoi asaj një koment të ëmbël shoqes së saj.

“Jam mjaft e ngazëlluar. Personi më i jashtëzakonshëm i është bashkuar Twitterit”, ka shkruar 21 vjeçarja.

Ndërkohë, Diaz iu përgjigj po ashtu me ëmbëlsi.

“Më mungon shumë, qengji im i vogël”.

Kjo nuk është hera e parë që kur Upton e shprehu afërsinë që ndien për Diaz.

Ajo së fundmi ka thënë për ‘E! News’ se Cameron dhe Leslie Mann kanë qenë femrat më inspiruese dhe të jashtëzakonshme për të punuar me to. Diaz ka qenë joaktive në rrjete sociale, por së fundmi postoi edhe fotografi të saj.