Dialogu, ekipi negociator s’e qartëson përfshirjen e idesë për korrigjim të kufijve

Ekipi Negociator ka mbajtur sot takimin e radhës në të cilin takim pa praninë e mediave kanë diskutuar platformën shtetërore me te cilin Kosova do të paraqitet në dialog me Serbinë.

Lajme

16/01/2019 13:00

Pas takimit njëri prej kryesuesve të delegacionit shtetëror Fatmir Limaj deklaroi se janë dakorduar rreth platformës shtetërore për dialogun.

Limaj bëri me dije se platforma do të jetë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe nuk tregoi shumë detaje rreth përmbajtjes së saj.

Madje nuk u tregua se a do të përfshihet apo jo edhe çështja e korrigjimit të kufijve, ide kjo e paraqitur nga Presidenti Hashim Thaçi, njofton Klan Kosova.

Ky u shpreh i bindur se kurdo që platforma të hidhet për votim në Kuvend do të marrë përkrahjen e të gjithë deputetëve ani se edhe në takimin e së mërkurës në të cilin nuk u pa asnjë përfaqësues i LDK dhe Vetëvendosjes.