Dhuratat nuk kanë të ndalur për djalin e Adelina Tahirit!

Këngëtarja nga Maqedonia, Adelina Tahiri para pak javësh u bë nënë për herë të parë.

ShowBiz

05/10/2018 15:40

Ajo dhe avokati më i pasur në Maqedoni, Serjozha Markov u bënë prindër të një djali të cilin e quajtën, Jon, shkruan lajmi net.

Lindjes së tij i është gëzuar tejet shumë këngëtarja pasi çdo ditë në rrjete sociale ndanë gjëra të veçanta të tij.

Dhe tani, Tahiri ka pranuar një dhuratë simbolike për djalin e saj, tortë me emrin e Jonit për 40 ditët e lindjes.

Këngëtarja 26 vjeçare ka paralajmëruar se do të rikthehet në muzikë me një projekt dedikuar djalit të saj.

Pritet që së shpejti të ndodhë një gjë e tillë. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BojXwe-lqI8/?hl=en&taken-by=adelina_tahiri1