Dhjetëra të vdekur nga shpërthimi në një termocentral në Indi

Së paku 26 veta janë vrarë nga shpërthimi në një termocentral në Indinë veriore.

Bota

02/11/2017 11:06

 

Sipas burimeve zyrtare, 60 veta të tjerë janë plagosur.

Shpërthimi hodhi hi të nxehtë mbi punëtorët në termocentralin Unçahar, në shtetin Utar Pradesh, tha Sanjay Khatri, zyrtar i lartë administrativ i zonës.

Ai tha se shkaku i incidentit nuk dihet ende. Gjithashtu nuk është e qartë se sa punëtorë kanë qenë në fabrikë në atë kohë.

Incidentet industriale nuk janë të pazakonshme në Indi, ku masat e sigurisë shpesh neglizhohen.