Dhëndrri qëllon me AK-47 fotografin në dasmën e tij (Video)

Ky është një moment mjat tronditës kur një dhëndër ka qëlluar fotografin në dasmën e tij.

Fun

03/07/2017 19:34

Filmimi tregon se si një burrë i cili mbante një AK47 me një dorë ishte i ulur në një karrigë dhe ishte i rrethuar me njerëz, përpara se të lëshonte një breshëri plumbash në ajër në qytetin Bteghrin të Libanit, transmeton lajmi.net.

Por dhëndërri nënvlerësoj fuqinë e armës dhe shpejt fillon që automatiku t’i merr anën dhe pastaj të fillojë të gjuajë në drejtim të pranishmëve.

Në këtë moment një plumb godet një fotograf dhe e lëndon atë.

Më pas ai është dërguar në spital dhe në ditët në vijim ai do t’i nënshtrohet një operacioni. /Lajmi.net/