Detaje nga kënga e re e Korab Shaqirit

“Dashuri e këputur”, mbetet projekti i fundit i lansuar nga këngëtari i njohur, Korab Shaqiri.

ShowBiz

03/07/2018 16:10

Dhe tani, ai po vazhdon të punojë fuqishëm në projekte të reja që priten të publikohen në vazhdim, shkruan lajmi net.

Korabi është në përgatitje të këngës së re ku do ta sjell në fund të javës për të gjithë dashamirësit e muzikës së tij.

I kontaktuar nga lajmi.net, këngëtari Shaqiri tregon se kënga do të jetë hit veror dhe titullohet “JETO”.

“Jeto”, mban titullin kënga, muzikën, orkestrimin, inçizimin dhe mixin e këngës i ka krijuar vetë, masterin e ka bërë Edmond Zhulali dhe për tekstin është përkujdesur Korabi dhe Ilir Shaqiri”, u shpreh ai.

Vlen të ceket se Korabi premton një verë edhe më të nxehtë me projekte të shumta, e që padyshim se është i pranishëm edhe në ahengje dhe koncerte të ndryshme. /Lajmi.net/