Dështoi te Mourinho, kjo është skuadra e Martial për sezonin e ri
Anthony Martial do të qëndrojë te manchester United.
Sport
Lajmi është konfirmuar nga agjenti i tij, Philippe Lamboley.
“Martial ka kontratë me Unitedin edhe dy vite dhe nuk ka asnjë arsye që të largohet nga skuadra”, deklaroi Lamboley, përcjellë “Lajmi.net”.
“Nëse klubi dëshiron ta largojë, ajo është diçka tjetër, por nuk ma kanë thënë në takimin e fundit”, shtoi ai.
Martial nuk ka shkëlqyer nën urdhërat e Jose Mourinhos. /Lajmi.net/