Dështoi edhe raundi i dytë i zgjedhjes së presidentit grek

Gjatë ditës së martë në parlamentin e Greqisë është zhvilluar edhe raundi i dytë i zgjedhjes për president të vendit, kurse në rast të edhe një dështimi, Greqia do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Bota

23/12/2014 20:20

Gjatë seancës së sotme, në favor të zgjedhjes së Stavros Dimas votuan 168 deputetë, ndërsa 131 prej tyre abstenuan. Për zgjedhjen e presidentit nevojiteshin 200 vota nga parlamenti me 300 deputetë, raporton gazeta Shekulli.

Tashmë zgjedhja e deputetit do të vendoset në raundin e tretë, i cili do të zhvillohet më 29 dhjetor, kur do të nevojiten 180 vota.

Kryeministri i vendit, Antonis Samaras bëri thirrje për konsensus, me qëllim të shmangies së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat pritet të zhvillohen nëse dështon edhe raundi i tretë.