Dëshira për të udhëtuar është e shkruar në gjene – Lajmi.net
Dëshira për të udhëtuar është e shkruar në gjene
Autori: Lajmi.net FunKuriozitete 18:03, 11 January 2018
Nevoja për të lënë gjithçka dhe për t’u nisur në një udhëtim është e shkruar në gjene.

Sigurisht, prindërit tanë, edhe nëse do të kishin gene të tilla, nuk mund të udhëtonin, nuk kishin as të ardhura e as nuk i lejonte njeri, ama dëshira ka qenë aty.

Këta njerëz i dallon gjithnjë, ashtu siç janë lehtësisht të dallueshëm edhe ata të tjerët që përtojnë të bëjnë edhe lëvizjen më të vogël, që gjenden mirë në divanin e tyre, pa dalë nga shtëpia, transmeton Living.al.

Sipas një studimi të bërë në revistën “Evolution and Human Behavior”, nevoja për të eksploruar, për të udhëtuar e njohur destinacione të reja, varet nga të ashtuquajturat ‘gene udhëtimi’; receptori i dopaminës (D4).

Të jesh udhëtar ose jo varet pra nga AND-ja. Sipas të njëjtit studim, gjeni i udhëtimit rregullon kuriozitetin dhe i bën njerëzit të ndjeshëm ndaj stimujve të jashtëm. Funksioni i tij është i lidhur me atë të dopaminës (që rregullon humorin).

Me pak fjalë, entuziazmi që provojmë përpara se të udhëtojmë mund të varet tërësisht nga ky gjen.

 

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO